Berisha: Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit, por Edi Rama

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, duke deklaruar se koka e mbretit është Edi Rama.

Berisha thekson se qeveria shqiptare është e strukturuar si organizatë kriminale.

“Jam përpjekur të ekspozoj Ramën si kreu i organizatës. Nuk e bëj për qëllime politike, por dokumentet të detyrojnë të thuash të vërtetën.

Sot ia mbathi. Ajo që tha avokati, koka e mbretit apo revolucionit, koka e mbretit iku. Nuk ishte Arben Ahmetaj koka e mbretit.

Dhe po të shihni fytyrat e tyre, nuk kishte pamje të papara ndonjëherë.

Do të studiohet edhe leximi i fytyrës, do të dalin aty të gjithë që janë të implikuar. Aty me firma janë me dhjetëra, me dhurata janë me dhjetëra”, tha Berisha teksa vijoi akuzat ndaj Kryeministrit duke thënë se po vjedh së bashku me Damian Gjiknurin energjinë e djegësit të Elbasanit.

Sipas tij, në kontratën e djegësit të Elbasanit, thuhet se do prodhohet energji për 7 vite, por më pas ajo bëhet pronë publike e Bashkisë.

“Çfarë bën bosi i sipërmarrjes? Bosi i sipërmarrjes, bashkë me Damian Gjiknurin, firmos një kontratë me kompaninë që administronte djegësin e Elbasanit, sipas të cilës kjo kompani ka të drejtën për 30 vite t’i shesë shtetit. Çka do të thotë se Rama dhe Gjiknuri inkasojnë energjinë që prodhon djegësi i Elbasanit për 30 vjet”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme