Berisha: Nuk mundet kurrkush të mbajë një parlament që mohon gjakun e shqiptarëve në Kosovë! T’i dalim zot vendit

Politikë | 4 vite më parë

Këshilli Kombëtar i PD është mbledhur pasditen e kësaj të premte për të zgjedhur strukturat drejtuese të selisë blu, përkatësisht Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Në fjalën e tij, Sali Berisha i bëri thirrje Këshillit Kombëtar të PD që të dalë në debat për të gjitha problemet që, siç u shpreh ai, po rrënojnë shqiptarët.

Sipas Berishës, më kryesori është qëllimi kombëtar, për të cilin shtoi se po rrënohet nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

“Nuk mundet kurrkush të mbajë një parlament që mohon gjakun e shqiptarëve në Kosovë. T’i dalim zot vendit t’i dalim zot kryeqytetit dhe të mos pranojmë kurrë që Tirana të shndërrohet në Begradin e vogël për shqiptarët. Ata kërkojnë nga ne që të mos pranojmë kurrë që Edi Rama ky vasal i Vuçiçit, ky Duman i pushtetit, të shkelmojë mbi gjakun sakrificën e mbi 10 mijë fëmijëve grave dhe burrave të rinjve shqiptarë në Kosovë dhe nuk po flasim as për vitet ‘874, as për vitet 1912-1913, as në vitin 1945 por të gjitha këto në vitet 1998-1999. Ka një thirrje në kushtrim për çdo shqiptar ti dalë zot interesit tonë kombëtar pasi pikërisht se nuk është mbrojtur ky interes, Shqipëria është rrokullisur dhe rrokulliset çdo ditë”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme