Berisha: Nuk synoj largimin e Bashës, por kundërshtoj vendimin për përjashtim nga grupi

Sali Berisha zbuloi se cili është plani i tij për të kundërshtuar Lulzim Bashës. Ai thotë se nuk synon që ta largojë Lulzim Bashën nga partia, por të kundërshtojë vendimin e tij për përjashtim nga grupi parlamentar. Berisha zbuloi edhe si.
“Ne do të mbledhim 1500 firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe më pas do të thërrasim organin më të lartë të Partisë, Kuvendin Kombëtar, që do të vendosë për vendimin e marrë”, tha ai.
Berisha u shpreh se lëvizja e nisur prej tij do të vendosë që asnjëherë më kryetarët të mos vendosin me kokën e tyre në shkelje të statutit dhe pa pyetur forumet e partisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




