Berisha prezanton projektin për rininë në Shkodër: Na duhet një pakt kombëtar për arsimin
Ndalesa e radhë për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte Shkodra, i cili në takimin e përmbyllje të fushatës për zgjedhjet e 11 majit kërkoi votën masive për opozitën.
Berisha u shpreh –se duhet ti dalim zot vendit dhe mos ta lëmë kombin të rrokulliset në greminë.
Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri disa premtime kyçe, përfshirë subvencione për fermerët, zgjidhjen e çështjes së pronave, dëmshpërblime për të përndjekurit politikë dhe rritje të pagave dhe pensioneve mbi mesataren e rajonit.
“Ndaj dhe sot jemi para kësaj përgjegjësie të madhe, do të lëmë ne këtë komb të rrokulliset në greminën e historisë apo do t’i dalim zot? Kurrën e kurrës nuk mund ta lëmë farën tonë të shuhet. Fara jonë nuk shuhet kurrë. A është 11 Maji pra një votë për të ndalur këtë rrokullisje të madhe?A është 11 Maji një votë për një epokë të re për Shqipërinë? Miqtë e mi, u ndala vetëm në këtë aspekt, po çfarë i shtyn të rinjtë tanë të marrin rrugët e dheut në një kohë kur Shkodra është vendi i pasurive përrallore? Shumë zor të gjesh një vend tjetër të ketë një det fantastik dhe alpet madhështore në një shikim.
Berisha tha se vendi ndodhet në një diktaturë, të paparë ndonjëherë në Evropë.
“Më pak se 3 ditë na ndajnë nga një ditë e madhe, që ndan historinë tonë nga një ditë në të cilën Shkodra, qytetarët e saj do jenë në orën më të bukur të jetës së tyre. Do të jenë në orën e lirisë së tyre, dinjitetit të tyre. Më 11 maj do firmosni një kapitull në historinë e Shkodrës dhe Shqipërisë. Do të ndahen me një diktaturë që Europa në shekuj dhe mijëvjeçarë nuk e ka njohur. Europa ka njohur të gjithë diktaturat, por jo narko diktaturën.”-tha Beriasha.
Kreu i Partisë Demokratike, ka zbuluar, sipas tij, arsyen e ardhjes në Shqipëri të Chris LaCivita-s.
Berisha tha se LaCivita është tërhequr nga programi i ri i PD-së, të cilin ai e përshkroi si të frymëzuar nga filozofia reaganiane, që beson në fuqizimin e individit dhe ekonominë e tregut të lirë.
“La Civita-n e solli në Tiranë programi i Reganit, programi i atyre që besojnë në fuqinë e individit. Ne do subvencionojmë fermerin. Për 4 vite, do marrë fund problemi i pronave. Të përndjekurit politikë do të marrin dëmshpërblimet për katër vitet që vijnë. Rrogat dhe pensionet do të rriten derisa të jenë më lart se gjithë rajoni. Ky komb duhet të vijë sërish në moshën e rinisë së tij. Mund të vendosim arsimin e mesëm si të detyruar. Çdo student jashtë rrethit të tij do ketë bursën 200 euro. Do japim 30 mijë euro grant për çiftet e reja, që të blejnë apartamentin e tyre”.
Duke folur për arsimin, BErisha tha se në vitin 2006, e shihja që kishim rënë shumë në kalimin e nxënësve nga shkolla 9-vjeçare në të mesme dhe disa herë menduam që ta bëjmë të detyrueshëm arsimin e mesëm.
“Ndaj u garantoj se me këtë rënie ndoshta do vendosim arsim të mesëm të detyrueshëm për të gjithë. Nuk do ketë mesatare për të përjashtuar nga universitetet të rinjtë. Dyert e universiteteve do jenë të hapura. Përveç kësaj, çdo student që studion jashtë rrethit të tij, do ketë bursën 200 euro. Çdo i ri që ndjek shkollë të mesme profesionale jashtë rrethit të tij do ketë bursën 200 euro. Universitetet do të jenë në partneritet të plotë me sipërmarrjet. Miq, një pakt kombëtar për rininë duhet. Ne duhet të kemi një pakt kombëtar që të bëjmë gjithçka për të mbështetur të rinjtë.Në këtë aspekt një fond 10 milionë euro vetëm për sipërmarrjet e tyre. Një çati çdo çifti të ri ia kemi borxh dhe do ia japim. Ne do i japim 30 mijë euro grant që të paguajë interesat e kredisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





