Berisha: Rama po çon në Kuvend ligjin për shkatërrimin e pasurive të shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama po dërgon në Parlament ligjin që shkatërron pasuritë shekullore të vendit.
Duke folur si çdo ditë nga dritarja e shtëpisë së tij drejtuar demokratëve, Berisha tha se qeveria po i vërsulet trashëgimisë shekullore të vendit që sipas tij, do bëhen ndërtime me paratë e drogës.
“…tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë”, u shpreh Berisha. ‘
Sipas Berishës, këtë gjë kryeministri Rama po e kthen në ligj që rrezikon pasuritë e Shqipërisë.
“Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi.
Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës”, tha Berisha.
Gjithashtu, ai bëri thirrje për protestën e 20 shkurtit, që sipas Berishës opozita po përballet me vjedhjet dhe skandalet e qeverisë.
“Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtare.
20 shkurti është dita e qytetarëve!
Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj.
Nuk ka mashtrim më të madh se ky”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




