Berisha shtrin dorën për bashkim të PD dhe mbron Metën: Të ulemi të negociojmë, Partia e Lirisë ka qenë luajale

Politikë | 3 vite më parë

Sali Berisha shprehu bindjen se kandidatët e primareve për zgjedhjet e 14 majit janë mbështetur nga deputetët e PD, përveç Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, ku i akuzoi ato të lidhur me Ramën, ndërsa u ka shtrirë dorën demokratëve për bashkim dhe negociata

I pyetur për bashkimin e PD, Berisha tha se është i gatshëm ta bëj këtë dhe të dyja palët të ulen në negociata.

“Mendoj se zgjedhjet janë një test në të gjitha partitë, debatet janë një gjë normale, kur zgjedhjet janë një provë krejtësisht themelore që ndan ose bashkon njerëzit, përveç Bashës dhe Alibeajt nuk di deputet që të mos kenë mbështetur kandidatët e primareve dhe në këtë kontekst ata kanë qëndruar brenda parimeve të statutit të dhe PD. Unë e ka bërë dhe e bëj publike ftesën time janë të mirëpritur. Deputetë me të cilët kundërshtitë kanë qenë evidente gjatë kësaj fushate në tërësi, përveç dyve kanë mbështetur ose nuk kanë kundërshtuar kandidatët e primareve. Ata janë të mirëpritu plotësisht, i ftoj të negociojmë, të bashkohemi në interesin më të madh të demokracisë shqiptare”, tha Berisha.

Berisha i ka dalë në mbrojtje edhe Ilir Metës, duke thënë se Partia e Lirisë është treguar luajale dhe se nuk kishte asnjë interes si parti të bënte koalicion. Sipas Berishës koalicioni u bë për një opozitë më të fortë, pasi në të kundër kandidatët do dilnin të pavarur.

“Unë mendoj se Partia e Lirisë ka qenë plotësisht luajale dhe ajo nuk kishte asnjë interes si parti të bënte koalicion, por këtë koalicion ajo e bëri në mënyrë që opozita të kishte një fuqi më të madhe, përndryshe siç e patë ju, kandidatët tanë do detyroheshin të regjistroheshin të pavarur sepse Edi Rama me gjykatësit e tij, ekzekutorë të ligjit në sallën e gjyqit, mori logon dhe vulën e PD-së.

Në këto rrethana, të garantoj që Edi Rama do i kishte bërë shpërblimin më të madh Ilir Metës, nëse nuk do pranonte koalicionin me PD. Duhet të kemi gjykim politik. Përpjekja ishte një dhe vetëm një, të asgjësohej PD në këtë farsë elektorale. Kjo përpjekje dështoi. PD mori 40 % të votës së elektoratit”, tha Berisha.

Duke përsëritu se zgjedhjet u blenë nga qeveria, Berisha tha se për herë të parë në historinë e vendit “makineria e blerjes së votave ishte në proporcionet më të paimagjinueshme”.

“Janë marrë mandate me makinerinë gjigande të ble5rjes së votës, ku për herë të parë ajo nxori haptazi vjedhje për bonuset për 670 mijë pensionistë, duke premtuar rritjen e rrogave pa përmendur këtu qindra e mijëra leje , legalizim dhe akte të tjera të gjitha të ndaluar me ligj në fushatë elektorale. Zgjedhjet u blenë haptas sepse mbi 100 mln euro u shpërndanë për rindërtim, asfalte dhe zhavorre.  Shpërndarja në d orë, makineria mafioze e blerjes së votës duke dhënë ën dorë deri në 600 euro për votën, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro apo 20 mln lekë ishte në proporcionet më të paimagjinueshme”, tha Berisha.

Pjesë të makinerisë së blerjes së votave Berisha akuzoi edhe Tom Doshin ku tha se është i vetmi që morri në zgjedhjet e 14 majit 200 mijë vota pa bërë asnjë fjalim apo takim me qytetarët.

“Blerësi kryesor i këtyre votave është Rama dhe narkoshtetit, por këtë herë kemi një fakt, Doshi. Tom  Doshi ka marrë 200 mijë vota pa bërë një takim të vetëm, pa bërë një fjalim të vetëm apo pa paraqitur asnjë program, përveç aleancës me Ramën. Në po bëjmë një analizë serioze në zotimin tonë se do mbrojmë votën”, tha Berisha.

I pyetur për hapjen e PD, Berisha tha se nuk ka patur asnjë pengesë legale për hapjen, por shtoi se “përpjekje shumë të mëdha do bëhen për hapjen e kësaj partive për vlerat më të mira të shoqërisë.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme