Berisha: Suksesi i femrave ndikon në cilësinë dhe jetën e shoqërisë

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me disa gra të njohura shqiptare, ku ka theksuar se suksesi i femrave ndikon në cilësinë dhe jetën e shoqërisë. Sipas tij, vendi ynë është bërë më i njohur në botë falë një gruaje si, Nënë Tereza.
Berisha ka theksuar në fjalën e tij se suksesi është gjithnjë i bukur dhe ka shkëlqimin e vet, por suksesi i vajzave e grave është më origjinal dhe askush nuk thotë se “prapa një gruaje të suksesshme qëndron një burrë, por thonë të kundërtën, këto janë të vërteta të pamohueshme”.
“Mendoj se edhe në traditën tonë kemi një fakt interesant. Në botë më shumë të njohur u bëmë nga një grua, Nënë Tereza. Kurorën e diamanteve në këtë udhë e mban ajo, që arriti me virtytet e gruas e nënës e gruas shqiptare të shenjtërohet pothuajse për së gjalli. Jetojmë në kohë të vështirë sepse si komb në vend të kemi ecuri drejt suksesit, nuk jemi në ritmet që duhet, e madje kemi edhe kthim pas në fusha të caktuara. Kjo kërkon zgjidhje që kam binden që do ta marrë. Ju garantoj se PD nesër në pushtet do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e grave dhe vajzave, sepse asgjë nuk ka ndikim më cilësor se ky lloj suksesi”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




