Berisha takim me strukturat drejtuese në Tiranë: Do përdorim çdo mjet për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin e zhvilluar me strukturat drejtuese të degëve 1, 3 dhe 4 të kryeqytetit ka deklaruar se opozita do të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile ndaj qeverisë së kryeministrit Rama.
“Duam ti demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi. Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për ti shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim”, u shpreh Berisha.
Ai vuri në dukje se qeveria po ndjek politika të atilla duke varfëruar shqiptarët dhe duke i detyruar ata të largohen nga vendi i tyre.
“Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, ëstë më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxi jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore. Nëse ju lexoni, nëse ju kërkoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend të dytë në të cilin, një hapësirë kohore 8 vjeçare të jenë larguar prej tij, ta kenë braktisur atë mbi 1/3 e popullsisë. Përzëniet nga Shqipëria të qytetarëve, të rinjve veçanërisht nga ky regjim, tejkalojmë parashikimet e Çubrilloviçit, tejkalojnë çdo parashikim”, ka theksuar Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.


