Berisha: Votoni kandidatët e “Shtëpisë së lirisë“, jo kandidatët e Inceneratorëve dhe të “Tojota Yaris”!

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerët e Lushnjës. Berisha akuzoi qeverinë se po i çon fermerët drejt falimentimit.

“Ky sektor është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Qëndrimi ndaj këtij sektori sot i një qeverie të papërgjegjshme, minimumi, është shkatërrimi i këtij sektori. Nëse e dëgjoni atë njeri, që unë i them Kreu i Meduzës, ai fjalën fermer ju garantoj se nuk do e gjeni në gojën e tij, edhe pse flet gjithë ditën. Për të fermeri dhe ferma, bujqësia nuk ekziston dhe mbi këtë bazë ai shpall të gjitha qëndrimet që po çojnë në shkatërrimin e këtij sektori…E vërteta është se ky sektor asnjëherë nuk ka marrë atë që meritonte, atë mbështetje që meritonte nga qeveria. Unë ju deklaroj këtu, se në vitet 2005-2013, të paktë janë ata që e dinë se ne shumicën dërrmuese i kemi bërë në fshat. Ne kemi investuar në fshat shumë më tepër se në të gjitha autostradat, rrugët e tunelet të marra bashkë. Ne si qeveri kishim plan që në çdo fshat të ofronim ato kushte që i ofronim për lagjet e qyteteve tona. Ky është një kusht themelor, pa të cilin fshati e ka të vështirë të ardhmen dhe zhvillimin. Gjithashtu vendosëm sistemin e granteve për prodhimet bujqësore. Sidoqoftë ato ishin të pamjaftueshme. Vendosëm 6 për qind TVSH për rikthim, por ajo skemë nuk funksionoi.” tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Duke i cilësuar me rëndësi kombëtare, zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ish-kryeministri kërkoi qytetarëve të votojnë kandidatin  e “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Lushnjës, Elton Bano dhe jo “kandidatët e inceneratorëve, përfaqësuesit e korrupsionit më të shëmtuar dhe të mos votojnë kandidatët e veglave të Edi Ramës, të Toyota Yaris, të Nick Muzin“.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme