Berisha: Zgjedhjet e 14 majit, janë më të rëndësishmet që nga viti 1992

Politikë | 4 vite më parë

Gjatë një takimi me demoratë në Vaun e Dejës, kreu I “Rithemelimit” të PD-së, Sali Berisha deklaroi se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për çdo shqiptar, për ti thënë stop vjedhjes nga Edi Rama. Sipas tij, në Pukë, investimet për banesat sociale, i kanë marrë të gjithë funksionarë të PS.

“Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që nga viti 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.  Do pranojmë ne monizmin e Edi Ramës, pushtetin e tij absolut nga këshilltarët deri tek kryeministri, presidenti, gjykatat, policia apo të tjerë me radhë, apo si njerëz të besimit tek pluralizmit, demokracia, çfarë do që të jemi, demokratë, socialistë, pa parti do votojmë për pluralizmin, për demokracinë. Në këtë kontekst unë përshëndes bashkimin e demokratëve në Vaun e Dejës dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve të bashkohemi, se pluralizmi nuk është vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut, dinjitet, që beson se liria krijon mundësi më të mëdha për njeriun. Që beson se Shqipëria vetëm si vend i lirë mund të zhvillohet.“- deklaroi Berisha.  

Sipas tij, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka gjetur se në 9 muaj e parë të vitit 2022 janë vjedhur dhe shpërdoruar nga qeveritarët, zyrtarët 122 miliardë lekë, dhe nëse kjo qeveri nuk do të vidhte 122 miliardë lekë, atëherë çdo rrogëtar shteti dhe i ndërmarrjeve publike, do të mund të mirrte një rrogë 130 %  më të lartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme