Besimi në islam, 78-vjeçari nga Shkodra që agjeronte fshehur gjatë komunizmit

Sociale | 4 vite më parë

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, vjen historia e një besimtari nga Shkodra. Sot 78 vjeç, Selim  Cungu rrëfen dëshirën dhe përkushtimin ndaj besimit islam, pa u lëkundur as në kohën e diktaturës, kur ai ishte veç një fëmijë.

Selim Cungu 78 vjeç nga qyteti i Shkodrës i cili rrjedh nga një familje me tradita islame ka filluar të agjërojë që në moshën 12 vjeçare.

Edukimin e parë fetar ai e mori në moshën 7 vjeçare nga dy xhaxhallarët e tij. Në kohën e regjimit komunist në vitin 1967 kur Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë Selimi tregon se lexonte libra fetarë dhe agjëronte fshehur për shkak të vështirësive politike.

Ndërsa flet për qetësinë shpirtërore që i fal ky muaj ai na tregon se të agjërosh nuk nënkupton vetëm të mos ngrënit por largimi nga veset e këqija.

Vizita në Mekë dhe Medinë në vitin ‘91 për të ishte si të zbulonte mrekullitë e kësaj bote.

Me ndërrimi e sistemit Selim Cungu u angazhua vullnetarisht duke punuar për ndërtimin e xhamive të Shkodrës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme