Beteja për Këshillin e Tiranës/ Në garë 190 burra dhe gra, një kandidate e PS ende nuk “ka lindur”

Politikë | 4 vite më parë

Plot 190 burra dhe gra janë hedhur në fushatë të heshtur për zgjedhjet e 14 majit, në përpjekje për të fituar një vend në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Tre grupet më të mëdha politike që do të dominojnë skenën elektorale në kryeqytet janë socialistët, grupimi “Bashkë Fitojmë” dhe demokratët e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Dokumentat zyrtare që këto subjekte zgjedhore kanë dorëzuar në KQZ tregojnë se PS ka dorëzuar 66 emra për anëtarë të Këshillit bashkiak.

Listën e partisë në qeverisje e hapin dhe e mbyllin dy gra, Romina Kuka e para, Irla Pirra e fundit.

Por në morinë e emrave dhe të dhënave personale të kandidatëve socialiste, rezulton se një kandidate nuk ka lindur ende, nëse i referohemi të dhënave në listat e dorëzura në KQZ.                                

Arta Dollani, aktualisht zyrtare në administratën Rama, rezulton se do të lindë në 13 prill 2023.

Grupimi “Bashkë Fitojme” ka dorëzuar 62 emra në KQZ. 

Listën e hap, Ilir Alimehmeti me profesion mjek dhe e mbyll një zonjë. Menada Bregu, me profesion financiere.

Edhe lista e PD-së, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj përbëhet nga 62 emra gjithashtu.

Listen e hap Enriketa Pandelejmoni me profesion pedagoge dhe e mbyll, Ledia Makishti e punësuar në sektorin privat pa specifikime të profilit profesional.

Ajo që bie në sy në listat shumëemërore të kandidatëve për Këshillin bashkiak me të madh të Shqipërisë janë diversiteti moshave, i profesioneve dhe një numër i madh grash dhe vajzash si pjesë e listave.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme