Biden: Ballkani perëndimor ndër prioritetet e mia

Edhe Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet e administratës së re amerikane, sipas një telefonate që presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka bërë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
”Një Bashkim Europian i fortë është interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi presidenti i zgjedhur Joe Biden në një telefonatë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, së cilës i përsëriti angazhimin për të thelluar dhe rigjallëruar marrëdhëniet SHBA-BE.
Ky angazhimi u konfirmua edhe në një bisedë telefonike mes Biden dhe presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.
Presidenti i zgjedhur theksoi se ”pandemia dhe shërimi janë ndër përparësitë kryesore të bashkëpunimit ekonomik dhe klimatik”.
”Ballkani Perëndimor, Irani, Bjellorusia dhe Ukraina do të jenë ndër prioritetet tona”, sipas presidentit të zgjedhur Biden.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




