Biden bisedë telefonike me Putinin mes tensionesh mbi Ukrainën

Presidenti Biden theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë një telefonate sot me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden shprehu shqetësimet amerikane në lidhje me shtimin e papritur të forcave ushtarake ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia, si dhe në kufijtë me Ukrainën. Ai i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet.
Sipas deklatarës, Presidenti Biden ripohoi synimin e tij për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar çështjet me interes për të dy vendet.
Biseda telefonike zhvillohet në një kohë tensionesh të ngritura Rusi-Ukrainë, që kanë shkaktuar shqetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera perëndimore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




