Biden i kërkon Zelenskit të jetë i hapur për bisedime me Rusinë: Lufta i ka shkaktuar shumë dëme ekonomisë botërore

Botë | 4 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden i bën thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të anulojë refuzimin për të zhvilluar bisedime me Rusinë, përkundrazi të tregojë se vendi i tij është i hapur për negociata me Rusinë për të zhvilluar bisedime paqeje, nëse presidenti rus Vladimir Putin bie dakort.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara, ku ftojnë presidentin ukrainas Zelensky që të mos mbyllë publikisht derën e negociatave me Rusinë, mund të jetë një shenjë shqetësimi në funksion të zgjedhjeve të ardhshme afatmesme. Një fitore e konservatorëve mund të sfidojë seriozisht linjën e Shtëpisë së Bardhë për mbështetjen e Kievit ndërsa ndodhet në luftë me Rusinë.

Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë shuma të mëdha parash për të marrë pajisje ushtarake në Kiev për aq kohë sa duhet, por në të njëjtën kohë administrata amerikane do të dëshironte të shihte përfundimin e luftës pasi i ka shkaktuar aq shumë dëme ekonomisë botërore, si edhe ka nxitur frikën për përdorimin e armëve bërthamore.

Deri më sot, Uashingtoni u ka garantuar ukrainasve mbi 17 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ndërhyrja më e madhe financiare që nga Lufta e Ftohtë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme