Biden: Rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave kubane

Botë | 4 vite më parë

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se rreziku i një “Armagedoni” bërthamor është në nivelin më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962. Lidhur me paralajmërimet e presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamorë, Joe Biden tha se duhet të merren seriozisht.

Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, javën e kaluar tha se pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, SHBA-të nuk kishin parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore.

“Lideri rus nuk po bënte shaka kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike sepse ushtria e tij, është shumë e dobët. Për herë të parë që nga kriza e raketave Kubane, ne kemi një kërcënim të drejtpërdrejtë për përdorimin e armëve bërthamore, nëse në fakt gjërat vazhdojnë në rrugën që kishin shkuar. Ne nuk jemi përballur me perspektivën e Armagedonit që nga Kennedy dhe kriza e raketave Kubane”, tha Biden në një ngjarje private për mbledhjen e fondeve. Biden u tha kolegëve demokratë se përdorimi i armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike mund të dalë shpejt jashtë kontrollit. “Ne jemi duke u përpjekur të kuptojmë se cila është platforma e Putinit“, shtoi presidenti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme