Biden thirrje gazetarëve: Mjaft vodhët jastëk dhe peshqirë nga avioni im

Botë | 3 vite më parë

Administrata e Biden i ka bërë thirrje gazetarëve që shoqërojnë presidentin nëpër udhëtime që të mos vjedhin më suvenire nga avioni zyrtar Air Force One

Gjatë një inventari të bërë në Air Force One pas vizitës së Biden në bregun perëndimor të SHBA në shkurt, rezultoi se disa artikuj mungonin në seksionin e tij të shtypit.

Jastëkët, syzet dhe pjatat e veshura me ar janë ndër sendet që dyshohet se janë vjedhur nga avioni Air Force One.

Media e Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se marrja e sendeve nga avioni ishte e ndaluar. Ajo u dërgoi një email grupit të gazetarëve që udhëtojnë me presidentin Biden se “kjo vjedhje duhet të ndalet”.

Marrja e sendeve me logon e Air Force One, ku përfshihen dhe jastëkë dhe peshqirë, ka ndodhur për vite me radhë.

Air Force One, të cilin Shtëpia e Bardhë e quan “zyra në qiell” e presidentit, ka 372 m2 sipërfaqe të shtrirë në tre nivele. Në të përfshihet një suitë për presidentin, një stacion mjekësor, një dhomë konferencash dhe ngrënieje, dy ambiente për përgatitjen e ushqimit që mund të ushqejnë 100 njerëz në të njëjtën kohë dhe zona të caktuara për shtypin, VIP-at, sigurinë dhe stafin.

Air Force One klasifikohet si një avion ushtarak, i projektuar për t’i bërë ballë një sulmi ajror. Ai është gjithashtu i aftë të furnizojë me karburant në ajër, duke e lejuar atë të fluturojë për një kohë të pakufizuar, vendimtare në rast emergjence. Air Force One është gjithashtu i pajisur me pajisje komunikimi të sigurta, duke lejuar që avioni të funksionojë si një qendër komanduese e lëvizshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme