Bilanc dramatik si pasojë e uraganit Ian në SHBA, të paktën 50 viktima dhe dëme të pallogaritshme materiale

Bilanci i viktimave dhe dëmeve të lëna pas nga uragani Ian në SHBA është tragjike. 50 vdekje janë konfirmuara, shumica prej tyre në Lee County, Florida, megjithatë numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë.
Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të përhapura në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia. Gati 1.2 milionë shtëpi dhe biznese në Florida ishin pa energji ditën e shtunë. Presidenti i SHBA Joe Biden, tha se uragani Ian është ndoshta një nga më të këqijtë në historinë e vendit.
“Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit që ka të ngjarë të jetë ndër më të këqijat në historinë e Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.
“Ne sapo kemi filluar të shohim shkallën e shkatërrimit. do të duhen muaj, ndoshta vite për të rindërtuar zonat e prekura. Në Florida, përveç numrit të madh të vdekjeve, dëmet materiale janë të përmasave historike pasi nivelet e ujit arritën një nivel të paprecedentë”, u shpreh guvernatori Ron Desandes.
Sipas vlerësimeve, kalimi i uraganit Ian mund t’i kushtojë dhjetëra miliarda dollarë kompanive të sigurimit dhe do të rëndojë në ekonominë amerikane kryesisht për shkak të anulimeve të fluturimeve dhe dëmtimit të prodhimit bujqësor./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




