Bilanci i Covidit, ndërron jetë një 83-vjeçar. Infektohen 19 qytetarë në 24 orët e fundit

Një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit. Në njoftimin e saj për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një 83-vjeçar nga qyteti i Durrësit ka gjetur vdekjen për shkak të SarsCov2.
Ndërkaq, nga 436 testimet e realizuar në 24 orët e fundit, 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, ku 17 prej tyre janë shënuar vetëm në Tiranë. Ndërsa 163 qytetarë rezultojnë pozitivë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 436 testime, nga të cilët 19 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 17 në Tiranë, nga 1 qytetar në Sarandë, Skrapar. Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2, një qytetar 83 vjeç, nga Durrësi. Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,789 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale iu bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Statistika ( 3 Mars 2023)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 436
Testime totale 2,041,392
Raste pozitive 333,551
Raste të shëruara 329,789
Raste Aktive 163
Humbje jete 3,599
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 145
Shkodër. 5
Fier 4
Vlorë 3
Korçë. 2
Durrës. 2
Berat. 1
Kukës. 1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




