Bilanci i qeverisjes 2023, Rama: Do rrisim pagat në administratë, ja kur nis përfitimi

Politikë | 3 vite më parë

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të vitit 2023 ndërsa theksoi se do rriten pagat e administratës. Rama vuri në dukje se investimet e huaja direkte kanë arritur 1 miliardë euro ndërsa theksoi edhe rritjen e pagës minimale dhe politikave të tjera sociale.

“Investimet e huaja dirtekte kanë arritur një vlerë mbi 1 miliardë euro, ose afro 60 milionë euro mbi vitin e shkuar. Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë. Me 400 euro. Por ashtu kanë nisur programet e mbështetjes dhe kompensimeve qoftë për efektet e rritjes së kontributeve shoqërore, qoftë edhe për pensionet që falë indeksimeve të bëra gjatë këtij viti kanë arritur në vlerën 9%”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se në muajin qershor do të rriten edhe pagat në administratë, ku midis punonjësve, përfituesit do të jenë edhe punonjësit, e policisë, arsimtarët dhe mjekët.

“Pagat do të rriten sërish në qershor të 2024, janë parashikuar në buxhet. Arsimtarët, ushtarakët, punonjësit e policisë, mjekët dhe të gjithë punonjësit e administratës do të kenë një rritje ku paga mesatare do të shkojë në 900 euro”, u shpreh kryeministri.

Rama përmendi edhe sektorë të tjerë të vendit, të cilat sipas tij kanë pasur ecuri pozitive.

 “2023, viti më i mirë në aspektin e sigurisë, shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Ky vit do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë. Shifra përfundimtare afro 4%, 3.7.3.8%. Vetëm nga turizimi në 9 mujorin e parë, kemi përfituar 3.2 mld euro të hyra. Ka rënë papunësia reale. Sot jemi me një papunësi që është më e ulëta, 10%”, tha Rama.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme