Bilbao trondit Realin, siguron finale e Superkupës

Raul Garcia, me dy golat e shënuar, i ka dhënë të drejtën Bilbaos të kalojë në finale e Superkupës së Spanjës, pas fitores 2-1 përballë Real Madrid.
Zidane qëndroi në këtë sfidë me të njëjtën skuadër, ashtu sin ë ndeshjen me Osasunën, pavarësisht kalendarit të ngjeshur dhe deri në minutën e 98-të që zgjati sfida, nuk mundi të bëjë asgjë për të shmangur humbjen.
Lodhja ishte e dukshme në radhët e madrilenëve dhe Bilbao shfrytëzoi mundësinë për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 18-të me anë të Raul Garcia. Dyfishimi i rezultatit erdhi shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur Lucas Vazquez rrëzoi Iker Muniain brenda zonës, duke i dhënë Garcias mundësinë për të shënuar të dytin nga pika e bardhë.
Marco Asensio kishte tri mundësi të mira, para se Karim Benzema të shënonte nga afër duke dhënë shpresë për madrilenët. Ndërsa Reali sulmonte, Courtois iu desh të ndalte disa herë kundërsulmet e rrezikshme të Bilbao.
Pavarësisht rasteve të krijuara në fund nga Reali, skuadra baske arriti të ruajë me fanatizëm rezultatin, duke siguruar të drejtën për tu përballur me Barcelonën në finale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




