Bill Clinton ia uron në një mënyrë të veçantë ditëlindjen Joe Bidenit

Botë | 6 vite më parë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ia ka uruar ditëlindjen e 78-të fituesit të zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, në mënyrë speciale.

Clinton, përmes llogarisë së tij në Twitter, ia ka uruar ditëlindjen kandidatit demokrat duke iu referuar numrit të presidentëve të përzgjedhur në SHBA, shkruan Gazeta Express.

“Urime ditëlindja #46, nga #42”, ka shkruar ish-presidenti. Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, teksa Biden pritet të bëhet i 46’ti.

Clinton njihet për kontributin e jashtëzakonshëm ndaj Kosovës që ka dhënë përgjatë kohës sa po shërbente si i pari i shtetit.

 

Ai, bashkë me ish-senatorin Biden, nga i njëjti krah ideologjik, shtyen përpara idenë e fushatës së bombardimeve të NATO’s përgjatë kohës sa Serbia po kryente krime në Kosovë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme