Bill Klinton mesazh shqiptarëve: Jeni zgjedhur të drejtoni demokracinë në Europën Juglindore

Politikë | 3 vite më parë

Me hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, ish- presidenti Bill Klinton iu drejtua popullit shqiptar duke vlerësuar se aktet më të egra të barbarisë ishin mposhtur nga aktet më të mëdha të dhembshurisë.

Në një mesazh transmetuar ekskluzivisht nga RTSh, Presidenti Klinton veçoi se populli shqiptar do të hynte në histori me këtë akt së bashku me deklarimin se ishte pikërisht i zgjedhur për të drejtuar demokracinë në Europën Juglindore.

“Zotohem se të mbështes përpjekjet tuaja drejt ndërtimit të një demokracie përparimtare. Kur Milloshevic nisi fushatën e përgjakshme të spastrimit etnit Kosovë, Shqipëria mbajti një barrë më shumë se një vend tjetër. Asnjë vend nuk ndihmoi më shumë për humanitetin. Ju hapët qiellin tuaj për aeroplanët e  NATO-s, ju hapët port dhe aeroportet për trupat dhe punonjësit e organizatave humanitar që erdhën këtu që për të ndihmuar refugjatët. Ju hapët dyert për më shumë se 300 mijë të spastrimit etnik duke ju dhënë strehim e shpresë refugjatëve nga Kosova edhe pse vendi juaj përballet me sfida të jashtëzakonshme. Për popullin shqiptar do të jetë një barrë por do të jetë një rast për te thelluar partneritetin tuaj me NATO dhe integrimin tuaj në Europë që do të sjellë përparim në të ardhmen. Ne dëshirojmë që ju të qëndroni në ballë të demokracisë në Evropën juglindore”, theksohet në mesazh.

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, vjen këtë të hënë (3 korrik) në Tiranë, në një vizitë dy-ditore, e cila përkon gjithashtu me festën zyrtare të SHBA-së (4 korrik).

Udhëtimi i parë zyrtar i Klinton në Tiranë, vjen me ftesë të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme