Billboarderat e PS/ Celibashi: 2 ditë afat për të vendosur ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të Partisë Socialiste’

KQZ ka marrë këtë të martë (25 prill) në shqyrtim raportet e monitoruesve për vendosjen e materialeve propagandistike të partive politike, dhe kryesisht të Partisë Socialiste në Tiranë dhe vende të tjera.
Një ditë më parë (24 prill), përfaqësuesi i koalicionit, Altin Kaziaj, deklaroi se duhet të shqyrtohen billboarderat e vendosur nga PS në çdo rrugë të Tiranës.
Pas deklaratës së tij dhe raporteve të monitoruesve, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i vendosi 2 ditë afat Partisë Socialiste që të përmbushë detyrimin, ndërsa shtoi se do i kërkojnë informacion bashkive për vendin e vendosjes së këtyre materialeve propagandistike.
Sa i përket posterave dhe billboarderave të vendosur nga PS, përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” pretendoi se nuk është respektuar Kodi Zgjedhor, lidhur me mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë e …(emrin e subjektit politik që i ka vendosur)’.
“Nuk na intereson pjesa financiare e këtyre marrëveshjeve lidhur me subjektet private që ata kanë kontaktuar për këto reklama.
Mendoj që këto marrëveshje duhet të ishin administruar dhe të ishin sjellë pranë KQZ.
Të gjitha materiale propagandistike duhet të shënohen me shoqërimin prodhuar në shoqërinë ligjore të subjektit që e ka përdorur.
Në këto billboarde nuk është përdorur sikurse ligji e thotë. Është shkelur kodi zgjedhor.
Këto materiale duhet të ndalohen nga ana e KQZ
Policia bashkiake të marrë masa për ndalimin e këtyre shkeljeve për ndalimin e këtyre materialeve propagandistike, ose PS ti tërheqë dhe ti prodhojë sikurse ligji e ka përcaktuar dhe të na vërë në dispozicion kontratat me subjektet private”, tha përfaqësuesi i koalicionit.
Kërkesës së tij, Celibashi iu përgjigj duke i vënë afat 2 ditor Partisë Socialiste për të vendosur në postera shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”.
“Të gjitha materialet propagandistike duhet të shënohen me “prodhuar në përgjegjësinë ligjore të…”. Ne çmojmë që duke lënë një afat prej 2 ditësh, të gjitha subjektet përfshi dhe PS, të shënojnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”.
Nuk përmbush kompetencat e ligjit se kush e ka prodhuar atë material propagandistik. Në të kundërt do urdhërojmë heqjen e materialeve.
Do i kërkojmë informacion bashkisë së tiranës dhe bashkive të tjera, për vendosje të materialeve propagandistike, mbi përcaktimin e vendeve për vendosjen e këtyre materialeve.
Do i kërkojmë PS të sjellë në KQZ akt-marrëveshjet pasi të përfundoj procesi zgjedhor deri në 60 ditë pas përfundimit të procesit, kontratat me operatorët që u kanë vënë në dispozicion billboardet në Tiranë. Do caktojmë një afat prej 2 ditësh dhe për këto”, tha Celibashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




