Binotto prezanton SF21: “Frymëzuar nga Ferrari i parë në histori”

Formula 1 | 6 vite më parë

“Pjesa e pasme të kujton Ferrarin e parë, 125 S, ndërsa i afroheni kabinës, megjithatë, ajo zbehet në të kuqen bashkëkohore që ka karakterizuar vitet tona më të fundit. Ky për ne është sezoni i shumë sfidave dhe ne fillojmë vizualisht nga historia jonë, por, në të njëjtën kohë,  projektojmë veten në të ardhmen”. Kështu është shprehur Mattia Binotto, drejtori i ekipit Ferrari, gjatë prezantimit të markës së re SF21, me të cilën skuadra Maranello do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Formula 1, 2021.

Fjalët e Mekies – Një koment gjithashtu dhe  nga drejtori i garave, Laurent Mekies, i cili u përqendrua në kombinimin e Leclerc-Sainz: “Ekziston një energji shumë pozitive midis dy pilotëve tanë – shpjegon ai -. Carlos ka kaluar shumë kohë në fabrikë dhe po integrohet me ekipin shumë shpejt. Nga ana tjetër, Charles, e njeh ekipin në mënyrë të përsosur: ai e di se çfarë dëshiron dhe gjithashtu është shumë i vetëdijshëm për rolin që ka në ekip, brenda dhe jashtë makinës. Në këto muaj të dimrit kemi parë dy djem shumë të lidhur dhe kjo mund të jetë mirë për të gjithë grupin”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme