Bisedimet Riad-Tel Aviv/ Arabia Saudite tërhiqet nga negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Arabia Saudite pritet të tërhiqet nga negociatat me qeverinë ekstreme të Benjamin Netanyahu për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, shkruan Jerusalem Post.
Në artikull thuhet se Arabia Saudite tashmë ka njoftuar administratën e Joe Bidenit për vendimin e saj që të mos marrë pjesë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve.
Teksti thekson se “natyra ekstremiste e qeverisë së djathtë izraelite të udhëhequr nga Netanyahu po ‘prish’ çdo mundësi për afrim me palestinezët, dhe rrjedhimisht edhe me sauditët”.
Arabia Saudite thuhet se po shtynë marrëveshjen e mundshme të paqes, ndër të tjera, edhe për shkak të vendimit të Netanyahut për të emëruar ministrat e Sigurisë Kombëtare dhe Financave nga ekstremit i djathtë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është shprehur më herët se Arabia Saudite i kishte informuar se një marrëveshje nuk do të arrihet nëse nuk zgjidhen çështjet palestineze.
Gazetar A.Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




