Bizneset kundër udhëzimit për bllokimin e llogarive bankare
Ndryshimet në udhëzim për bllokimin e llogarive bankare për bizneset që nuk paguajnë detyrimet, borxhet e të cilit i ngarkohen më pas ortakëve dhe administratorit ka prekur interesat e bizneseve. Fatmir Ceci kontabilist shprehet se sipas tij ky udhëzim i cili ka ekzistuar edhe më parë është abuziv dhe ndikon negativisht tek bizneset.
Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive si një mundësi më efikase për të mbledhur borxhet. Ndryshe nga udhëzimi i parë tashmë urdhri i bllokimit për llogaritë bankare mund t’ju dërgohet bankave me postë ose në rrugë elektronike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




