Biznesi i metropolit ka nevojë për mbështetje

Ekonomi | 6 vite më parë

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës nuk e fsheh shqetësimin që ka sipërmarrja e metropolit shqiptar kur përmend sektorët që kanë shënuar tregues të ulët të funksionimit të biznesit. Pandemia ka bllokuar një pjesë të mirë të sipërmarrjeve dhe i ka detyruar një pjesë tjetër të sigurojnë mbijetesën duke gjetur rrugë dhe mundësi të reja për të vijuar veprimtarinë ekonomike.

Bashkëpunimi dhe partneriteti me qeverinë për të përballuar këtë situatë është vlerësuar nga sipërmarrja për fazën e parë të përballimit të situatës. Por nevojitet një qasje tjetër për këtë fazë të dytë të pandemisë, e cila kërkohet me ngulm nga përfaqësuesit e biznesit

Treguesit ekonomikë të metropolit japin shënja gjallërimi, por kërkohet më shumë mbështetje nga qeveria dhe sidomos dëgjimi me vëmendje i zgjidhjeve që ofron pjesa më e maturuar e sipërmarrjes në Tiranë e në rrethe.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme