Bjellorusia miraton ligjin/ Lukashenko: Kush kryen tradhti shtetërore, dënohet me vdekje

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka miratuar sot ligjin për dënim me vdekje për “tradhti shtetërore” që kryhen nga zyrtarët qeveritarë dhe ushtarakë.
Gjithashtu, ligji parashikon përgjegjësi penale për propagandim të terrorizmit, diskreditim të forcave të armatosura të vendit, trupave dhe formacioneve të tjera ushtarake, organizatave paraushtarake dhe shkeljes së kërkesave për mbrojtjen e sekretit shtetëror.
Vitin e kaluar Parlamenti i Bjellorusisë miratoi vitin projektligjin që vendoste dënimin me vdekje për “tradhti të lartë, me qëllim parandalimin” e veprimeve të mundshme nga “elementët shkatërrues” në vend, të cilin Lukashenko e shndërroi në ligj të enjten.
Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International vitin e kaluar e quajti ligjin “treguesi më I fundit i mosrespektimit të thellë të të drejtave të njeriut nga autoritetet bjelloruse”, transmeton CNN.
Bjellorusia ndihmoi Rusinë të nisë pushtimin të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke lejuar trupat e Kremlinit të hyjnë në vend përmes kufirit ukrainas-bjellorusi në veri të Kievit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




