Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Rajon | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Turqi, Gjermani dhe Greqi nga 16 deri më 22 shkurt, njofton Radio Europa e Lirë.

Gjatë këtij turneu, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, por edhe do të shohë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Blinken do të vizitojë bazën ajrore Inçirlik në jug të Turqisë më 19 shkurt, “për të parë nga afër përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar autoritetet turke në përgjigje ndaj shkatërrimit nga tërmetet e 6 shkurtit”, tha zëdhënësi i DASH-it, Ned Price.

Një fëmijë në Turqi mban në duar një kuti jogurti të marrë nga ndihmat e dërguara, ndërsa në prapavijë shihen ndërtesat e shembura nga tërmeti i 6 shkurtit. 
LEXONI EDHE KËTË:
Tërmeti në Turqi, më vdekjeprurësi në historinë moderne të vendit
Nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh të 6 shkurtit – që u pasuan nga qindra dridhje të tjera të tokës – në Turqi dhe Siri vdiqën mbi 38 mijë persona.

Ndërkaq, në Greqi, Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e shtetit, me ministrin e Jashtëm dhe me liderët e opozitës, tha Price.

Më 21 shkurt, Blinken do të lansojë rundin e katërt të Dialogut Strategjik SHBA-Greqi, shtoi zëdhënësi i DASH-it.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme