Blinken: Izraeli të minimizojë dëmet ndaj civilëve në Gaza

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kërkuar nga Izraeli që të minimizojë dëmet tek civilët në luftën e tij ndaj Hamasit.
Gjatë takimit me ish-presidentin izraelit Isaac Herzog, Blinken ka përsëritur mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit për të siguruar që sulmet e Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor “të mos përsëriten” dhe theksoi nevojën për të marrë të gjitha masat e mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”.
“Dyshja diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura” ka theksuar zëdhënësi Mattheë Miller.
Ndërkaq, nga ana e tij Izraeli pretendon se 123 persona mbahen ende peng nga Hamasi në Gaza. Ndërsa Blinken ka përsëritur thirrjet e SHBA-së për “dhënien e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare për civilët në Gaza”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




