Bllako dorëzoi vullnetarisht mandatin, Kuvendi anulllon mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, i hapet rrugë SPAK-ut

Politikë | 5 vite më parë

Dorëzimi vullnetarisht i mandatit nga deputeti i PS, Alqi Bllako, ka bërë të panevojshëm mbledhjen e Këshillit të Mandateve, i cili ishte thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, për të marrë në analizë kërkesën e SPAK-ut, për heqjen e imunitetit të Bllakos. Kërkesa e SPAK ka të bëjë me faktin se kërkohet autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij. Bllako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

“Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022,  të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet. Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore  nga madati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako“, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme