Bllokohen kamionët me targa serbe në Morinë, shoferët e kamionëve presin prej dy ditësh në kufi për të kaluar

Vendimi i fundit i qeverisë Kurti për ndalimin e makinave me targa serbe po u kushton edhe shofereve në Shqipëri në Doganën e Morinit. Ata po presin prej dy ditësh në doganë për shkak të këtij vendimi.
Kjo situatë shfaqet shqetësues për drejtuesit e kamionëve, disa prej të cilëve thonë se transportojnë mallra që duhet të shkarkohen në Kosovë.
“Po presin sepse autoritet e Kosovës nuk i lejojnë kamionët serbë të hyjnë në territorin e Kosovës. Ne transportojmë mallra shqiptare për t’i shkarkuar në Kosovë. E shihni, ne shkojmë çdo orë për të pyetur se çfarë po ndodh, por asgjë nuk e ndryshon situatën. Po ngarkoj mermer transit për të shkuar nëpërmjet Kosovës. Kur erdha në vendkalimin kufitar të mërkurën policia më ktheu në parking, ku po pres akoma. Nuk e di si është puna”, tha një drejtues kamioni.
“Thonë se kamionët me targa serbe nuk mund të kalojnë dhe të hyjnë në Kosovë”, tha një tjetër.
“Punë politike! Nuk e dimë çfarë bëhet këtu. Që prej orës 4-4:30 të mëngjesit arritëm. Ka dy ditë që qëndrojmë këtu. Ngarkoj mallin në Durrës, transit nga Kosova për në Serbi. Nuk më lejohet të hy me targa serbe. Çfarë çështje ka politika në këtë mes unë nuk e di”, tha një drejtues tjetër i bllokuar në doganë.
Vendimi për ndaljen e automjeteve me targa serbe në Kosovë, erdhi pas rrëmbimit të tre policeve të Kosovës nga forcat serbe. Për arsye të sigurisë, institucionet e Kosovës vendosën që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/Rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




