Bllokohet tregëtimi i domates, brenda 10 ditëve çmimi pëson rënie të ndjeshme

Sociale | 3 vite më parë

Në të gjithë vendin është bllokuar tregtimi i domates nga serat. Brenda 10 ditëve, çmimi nga 100 lekë për kg ka pësuar rënie deri në 20 lekë për kg.

Gëzim Bezhi nga Çerma e Divjakës, është një ndër prodhuesit e mëdhenj të domateve të serave dhe gtregëtimit të tyre. 

Uljen e menjëhershme të çmimit ai e lidh me kthimin e ngarkesave që ishin destinuar për eksport.

Sipas tij, dy javë më parë, vendet e Bashkimit Europian kanë kthyer mbrapsht domaten shqiptare si një produkt që nuk përmbush parametrat ushqimore.

Ndonëse prodhuesit e Divjakës janë konkurrente në rajon, si me cilësinë ashtu edhe me hershmërinë e perimeve, këtë sezon ka ndodhur e kundërta.

Kjo ka sjellë uljen e çmimeve dhe shitjen e prodhimit me çmime nën kosto. Prodhuesit thonë se domatja me çmimin nën nivelin e 50 lekëve për kilogram nuk justifikon asnjë lloj shpenzimi.

Gëzim Bezhi i cili tregton edhe fidanë apo plehra kimike e shikon uljen e çmimit të domates si një faktor negativ edhe për zinxhirin e ardhshëm prodhues. Ai thotë se në këto kushte është bllokuar edhe shitja e fidanëve.

Ndonëse në Shqipëri, fermerët kultivojnë varietet me të mira të domates, prodhimi nuk i ka shpëtuar ndëshkimit të disa abuzuesve.

“Ndërhyrja shtetërore në politikat eksportuese dhe skemat mbështetëse në bujqësi janë mënyra e vetme e shpëtimit të fermerit prodhues”, sipas eksportuesve.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme