Blushi: Tirana është shpërfytyruar nga betonizimi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, nëpërmjet një postimi në mediat sociale, deklaron se “Tirana është shpërfytyruar nga betonizimi”. Sipas tij, masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet më të shëmtuara ndaj kryeqytetit dhe se dyshja Rama-Veliaj mertitojnë ndëshkim popullor.
“Shpërfytyrimi dhe asfiksimi i Tiranës nga betoni nisi me Edi Ramën dhe po vazhdon me barbari të pashembullt nga Erion Veliaj! Masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet e tyre më të shëmtuara ndaj kryeqytetit. I vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën është pasurimi me paratë e kullave të betonit që qelben era mafie, në kurriz të ajrit të pastër që duhet të thithin mushkëritë e qytetarëve dhe zaptimit taleban të hapësirave publike. Shkatërruesit e kryeqytetit Rama-Veliaj meritojnë ndëshkim popullor dhe ligjor! Krimet e tyre ndaj Tiranës nuk do të amnistohen kurrë!“, -shkruan Blushi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




