‘Bomba’ e Curit: Negociata të fshehta Meta-Berisha. Presion për tërheqje nga kandidimi për kryeministër

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arjan Curi ka deklaruar në “3D” nga Alban Dudushi  se ish-liderit të demokratëve Sali Berishës po i bëhet presion nga të gjitha anët që të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, Ilir Meta e ka kushtëzuar mbështetjen e tij politike me faktin që Sali Berisha të tërhiqet nga kandidatura e tij për të qenë kreministër dhe që të dalin me një kandidat të ri.

“Pjesëmarrja e Ilir Metës në protestë ishte e kushtëzuar. Ka pasur negociata të vështira sepse Berishës po i bëhet presion nga të gjitha anët që të tërhiqet nga kandidimi për kryeministër.

“Ajo që do të doja të thoja janë disa negociata të ethshme ndërmjet Ilir Metës dhe  Sali Berishës se si dhe qysh do ta vazhdojnë aksionin e tyre opozitar. Nuk është zgjidhja tek protesta sipas curit, por te gjetja e një lideri të ri të propozuar për Kryeministër”tha Curi.

Sipas tij, shumë shpejt do të kemi një kandidat për kryeministër që presupozohet që mund mos të jetë vetë Berisha por nga ana tjetër ai ka bërë rezistencë   

Duke analizuar protestën e thirrur sot nga opozita, analisti Curi tha se, “prisja më shumë pjesëmarrje dhe prisja aksion, një lloji agresivitetit gjatë protestës”

Por sipas tij, gjerat ishin të matura dhe sigurisht ka një lloji jehone të bashkimit të kupolës por natyrisht baza dhe turma në përgjithësi janë më të ngathëta për të ndjekur liderët e tyre në bashkimin politik.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme