Borë në zonat malore, temperaturat zbresin deri në -8 gradë

Aktualitet | 3 vite më parë

Shqipëria është përfshirë nga një front atmosferik i ulët. Temperaturat kanë zbritur në – 8 gradë, ndërsa  zonat malore janë mbuluar nga bora. Autoriteti Rrugor shqiptar bën të ditur Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Qafë Qarri-Ersekë janë mbuluar nga bora. 

Në segmentin Korçë-Dardhë trashësia e borës shkon në 10 centimetra, ndërsa në segmentin rrugor Korçë- Voskopojë dhe Korçë – Ersekë 3-4 cm. 

Rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa grupet e punës me mjetet borëpastruese vijojnë punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora. Në disa segmente është bërë hedhja e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme. 

ARSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Gazetare Herselda Dyrmishi

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme