Borell: I kërkova Vuçiç lirimin pa kushte të 3 policëve të Kosovës. Të mbahen zgjedhjet e reja

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell ka deklaruar se pas katër orësh takim me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, u shpreh se dy liderët kanë qasje të ndryshme lidhur me shkaqet që çuan në tensionet në veri, pasojat dhe zgjidhjen e kësaj çështje.
Borell vuri theksin te mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, teksa sqaroi më tej se temë e diskutimit në takimet e zhvilluara veçantë me dy liderët, ka qenë gjithashtu arrestimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe dhe paraburgimi i serbëve në Kosovë.
Borell bëri me dije se i ka kërkuar Presidenti Vuçiç lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 3 efektivëve të Kosovës ndërsa theksoi se roli i EULEX në Kosovë do të jetë më solid për monitorimin e situatës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




