Boris Johnson thirrje Macron: Nuk është koha për të negociuar me Putinin

Kryeministri britanik, Boris Johnson , i bëri thirrje Presidentit francez, Emanuel Macron që të mos përpiqet të gjejë një zgjidhje përmes negociatave “tani” në Ukrainë, gjatë një takimi kokë më kokë në Samitin e G7, duke paralajmëruar se një përpjekje e ngjashme në situatën aktuale, mbart rrezikun e “zgjatjes së paqëndrueshmërisë globale”.
Boris Johnson i tha presidentit francez se një përpjekje për të negociuar në këtë fazë të luftës “do t’i lejojë Putinit të manipulojë shtetet sovrane dhe tregjet ndërkombëtare në përjetësi”.
Ashtu si kancelari gjerman Olaf Soltz, Emanuel Macron e ka mbajtur Kremlinin të hapur ndaj komunikimit dhe gjithashtu ka shkaktuar zemërim si në qeveritë evropiane ashtu edhe në vetë Kievin, duke thënë se çdo marrëveshje paqeje nuk duhet të “poshtërojë” Rusinë./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




