Borrell: Izraeli nuk mund të vërë veton për krijimin e shtetit të Palestinës

Botë | 3 vite më parë

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ishte i qartë për të drejtën e palestinezëve për të krijuar shtetin e tyre, ku tha se “Izraeli nuk mund të vendosë veton për të drejtën e vetëvendosjes së popullit palestinez”.

“Kombet e Bashkuara njohin dhe e kanë njohur në mënyrë të përsëritur të drejtën për vetëvendosje të popullit palestinez. Askush nuk mund të vërë veton ndaj tij”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry.

Këto deklarata vijnë një ditë pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, ku mori pjesë edhe ministri izraelit, Israel Katz.

Evropianët këmbëngulën se zgjidhja me dy shtete, një palestineze dhe një izraelite, duhet të zbatohet për t’i dhënë fund luftës dhe për të rivendosur stabilitetin në rajon. Kjo perspektivë deri më tani është hedhur poshtë nga Izraeli.

Ministri izraelit, nga ana e tij, tha se shkoi në Bruksel për të siguruar mbështetjen evropiane për luftën për të “çmontuar” Hamasin dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme