Borrell: Kam thirrur Kurtin dhe Vuçiçin në takim urgjent në Bruksel! Parësore për rajonin dhe BE, zgjedhje të reja në veri

Kosovë | 3 vite më parë

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka bërë me dije se ka thirrur në një takim “urgjent” në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një postim në Twitter, Borrell shkruan se është e nevojshme për depërshkallëzim të menjëhershëm të situatës dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve.

“I kam thirrur liderët e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për takime urgjente për të gjetur rrugën e daljes nga kriza aktuale. Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell.

Kryeministri Kurti ka udhëtuar këtë të enjte (22 qershor) drejt Brukselit për takimin e dialogut të nivelit të lartë, të thirrur nga Borrell. Po ashtu dhe Vuçiç do të udhëtojë drejt Brukselit, por ka refuzuar të takohet me Kurtin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme