Borrell: Tërheqja e trupave ruse, alternativa e vetme për paqe me Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

“Tërheqja e trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse nga i gjithë territori i Ukrainës është i vetmi opsion për të rivendosur paqen dhe sigurinë”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një bisedë telefonike të zhvilluar këtë të shtunë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Për Borrel, armëpushimi i njëanshëm i shpallur dy ditë më parë nga presidenti rus Vladimir Putin nuk e ndryshon faktin që Rusia po pushton ilegalisht pjesë të territorit ukrainas.

“Në mungesë të veprimeve të tilla konkrete, një armëpushim i njëanshëm duket si një përpjekje e Rusisë për të blerë kohë për të rifurnizuar dhe riorganizuar trupat e saj ose për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar ndërkombëtar“, tha Borrel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ditën e enjte (5 janar) ministrin e tij të Mbrojtjes, të vendosë një armëpushim prej 36-orësh në vijën e frontit me Ukrainën.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim 36-orësh, lidhur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse Ruse. Zelenskyi këmbëngul se lufta do të përfundojë kur ushtarët rus të largohen nga Ukraina.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme