Bostanoret më të kërkuarat, shalqiri në rajonin e Fierit sjell fitime të mira

Fermerët e rajonit të Fierit janë në kulmin e vjeljes së shalqirit. Ky vit shënoi klimën më të favorshme jo vetëm në rendiment për tregun vendas e të huaj por edhe çmim e fitim për fermerët.
Qindra tonelata me shalqi nga sipërfaqet e tokës bujqësore te Fierit , Roskovecit e Frakullës vërshojnë drejt tregjeve të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian.
Një nga Grumbulluesit me te mëdhenj te zonës së Roskovecit thotë se ky vit është i mbarë pasi po grumbullojnë shalqi jo vetëm nga kjo zonë por edhe nga fshatrat e Lushnjës.
Kultura e bostanoreve këtë vit në Shqipëri ka qenë një ndër më të shiturat ndërsa si fermerët ashtu edhe tregu kanë fituar duke shitur frutin e preferuar të stinës.
Gazetar N.Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




