Bota turistike mblidhet në Tiranë! 40 vende vijnë në Shqipëri në forumin më të madh ndërkombëtar të turizmit

40 vende nga e gjithë bota dhe rreth 300 të ftuar që do të bëhen pjesë e forumit “FESTA” për tre ditë me radhë. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit organizojnë në datat 3-5 prill Forumin “E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm dhe Mjedisor në Shqipëri”.
Do të jetë kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm Zurab Pololikashivili, që do të bashkë-organizojnë këtë event ndërkombëtar të nivelit të lartë dedikuar turizmit të qëndrueshëm.
Java që vjen do të jetë e turizmit jo vetëm shqiptar, por edhe ndërkombëtar. Vlerësohet se është forumi më të madh ndërkombëtar, kushtuar turizmit.
Me pjesëmarrjen e të gjitha mediave ndërkombëtare, të gjithë tur-operatorët dhe të gjitha bizneset, sektori privat dhe publik gjejnë Shqipërinë me një model të veçantë: atë të turizmit të përgjegjshëm, të turizmit që respekton mjedisin.
Nga Pallati i Kongreseve deri në “Expocity”, midis paneleve shumë të rëndësishme dhe midis panairit pritet të shpaloset një sezon fantastik turistik”, sipas autoriteteve zyrtare.
Gjatë tre ditëve të forumit, 70 folës të ndarë në 7 panele tematike do të diskutojnë tema të rëndësishme lidhur me turizmin e qëndrueshëm dhe trendet e së ardhmes së tij, si roli i qeverive, strategjitë e zhvillimit, brand-imi, profesionet dhe profilet e reja të këtij sektori.
Për të gjithë ata që janë pjesë e industrisë së turizmit dhe udhëtimit, datat 3, 4 dhe 5 prill do të jenë një mundësi për të dëgjuar ekspertët e fushës, për të krijuar lidhje biznesi e partneriteti, për të shkëmbyer përvoja e për t’u njohur me ofertat e tregut të turizmit.
/Rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




