Botërori 20222: kabinat portative, risia e akomodimit

Uncategorized | 4 vite më parë

Botërori i Katarit ka sjellë një numër risish, që kanë ardhur si pasojë e organizimit të kësaj veprimtarie kaq madhore në një sipërfaqe aq të vogël. Omar al-Xhaber, drejtor ekzekutiv i akomodimeve për turneun e Katarit, finalja e të cilit do të luhet më 18 dhjetor prezantoi edhe një nga risitë sa i përket akomodimit. Ai qëndroi në një tendë gjigante që do të shërbejë si një nga shtatë sallat e ngrënies në një fshat apo zonë të tifozëve që është ngritur enkas për ta në një shkretëtirë të rrethuar nga autostradat e shpejta në jug të kryeqytetit Doha.

Për 200 dollarë në natë, tifozët mund të marrin me qira një nga 6,000 kabinat portative e aluminit të lyera me ngjyra të ndezura dhe të rregulluara në rreshta të gjatë e të drejtë. Po ashtu, ata kanë në dispozicion edhe një supermarket të përkohshëm, ekrane gjigante në natyrë për t’i parë ndeshjet e Kampionatit Botëror. Pas përfundimit të turneut, Katari do t’i dhurojë kabinat portative për “vendet e varfra” që të përdoren si shtëpi banimi, shtoi Al-Xhaberi.

“Këto kabina pas përfundimit të turneut do të dhurohen si shtëpi për banorët e disa vendeve të varfra”, – tha ai. Në zonën 3.1 kilometra katrorë, ekziston një stacion metroje, një stacion autobusi dhe një restorant i përkohshëm, po ashtu. Kabinat janë projektuar për të mbajtur një ose dy persona me krevate dyshe, një komodinë, një tavolinë e karrige të vogël, ajër të kondicionuar, një tualet dhe një dush brenda.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme