Botërori i Mundjes, Abakarov i jep Shqipërisë medaljen e bronztë

Zelimkhan Abakarov, mundësi me origjinë çeçene, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë në Botërorin e Mundjes që po zhvillohet në Serbi. Abakarov, pasi dështoi një ditë më parë në tentativën për të kaluar në finale, u mund në gjysmëfinale nga serbi Micic, u ndesh ditën e sotme me rusin Zavur Uguev dhe arriti të triumfojë duke siguruar medaljen e bronztë.
Ndërkohë, në peshën 65 kg Islam Dudaev(përfaqëson Shqipërinë) u eliminua që në raundin e parë nga japonezi Otoguro Takuto. Të njëjtin fat kishte dhe Paris Karepi, i cili konkuroi në peshën 125 kg dhe u mund nga Aiaal Lazarev nga Kirgistani.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




