Braktisja e kafshëve, mijëra qen të braktisur në Francë në 4 muajt e fundit

Botë | 3 vite më parë

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve në Francë (SPA), njoftoi se 16.498 kafshë shtëpiake janë lënë në rrugë gjatë muajve maj, qershor, korrik dhe gusht, në këtë shtet.  Në deklaratë thuhet se 4.054 nga kafshët ishin qen dhe 11.564 ishin mace.

Shoqata tha se në vendstrehime lihen çdo ditë më shumë se 134 kafshë dhe se kjo shifër e lartë tregon papërgjegjshmërinë e pronarëve të tyre. Sipas saj, aktualisht në strehimoret e shoqatës ndodhen 7.994 kafshë dhe ky numër është 2,4 për qind më shumë se në vitin 2022.

Në deklaratë thuhet se këtë vit janë adoptuar 13.131 kafshë në strehimore dhe se ky numër është ulur për 5,2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Si çdo verë, numri masiv i braktisjes së kafshëve konsiderohet të jetë i lidhur me largimet e njerëzve për pushime.

Një shpjegim tjetër i dhënë për këto shifra domethënëse është mungesa e sterilizimit të maceve apo edhe ajo që tashmë quhet problemi i “qenve në modë”.

Gazetar A.Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme