Brazili, Taffarel i sigurt: Kjo skuadër, si ajo e 94-ës

Claudio Taffarel, ish-portieri historik si dhe kampion i botës në vitin 1994 me Brazilin, foli për Kupën e Botës në Katar në mikrofonat e Rai Sport.
Entuziazëm i madh në shtëpinë e Selecaos pas fitores ndaj Koresë së Jugut, që gjithashtu vuri në pah gëzimin dhe shpirtin e madh të Neymar dhe shokëve të tij. Madje, pas çdo goli skuadra ka festuar duke kërcyer duke bërë një shoë të vërtetë. “Brazilianët janë të tillë: të lumtur. Ata luajnë kështu me këtë lumturi dhe këtë gëzim që vjen nga brenda”, shpjegoi Taffarel. “Tite është gjithmonë i përqendruar, por mund të them se në këtë Botëror ai ka ndryshuar diçka. Ai është më i relaksuar dhe lojtarët e shohin dhe e ndjejnë këtë gjithashtu. Ai është shumë i qetë”.
Krahasimi me kombëtaren që fitoi Kupën e Botës në 1994: “Ka të njëjtin gëzim si në ’94, por edhe të njëjtin seriozitet. Neymar është thelbësor për ne, kur ai është në fushë, i bën të gjithë të qetë. Pele është figura më e madhe që kemi në Brazil. Ai është gjithashtu shumë simpatik, të gjithë lojtarët e njohin dhe të gjithë janë me të”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



