Bregu: Beleri u gjykua shpejt. U bë ‘kokë turku’ edhe pse është grek

Gazetari Zylyftar Bregu, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se Fredi Beleri u gjykua shpejt nga institucionet, dhe ky është një zhvillim pozitiv, por nga ana tjetër, ai duket se është bërë ‘kokë turku’ edhe pse është grek.
“Parë në një plan formal mund të themi se strukturat e drejtësisë bën hetim dhe gjykim të shpejtë. Nëse shohim kontekstin ka disa njolla të errëta. Pati një fushatë denigruese nga kryeministri Rama, që parapriu arrestimin e tij, pavarësisht se thotë se ishte rastësi. Njolla tjetër është te veprimet hetimore që u kryen, te simulimi i personit që i ka dhënë paratë. Kemi një standard të dyfishtë, po të kemi parasysh edhe rastet e tjera të korrupsionit në zgjedhje. Kjo nuk e shfajëson Belerin, por gjykata duhet të jetë e barabartë me të gjithë. Nëse bëhen diferencime ato mbartin ngjyra politike. Mund të përdoret Beleri si ‘kokë turku’, ndonëse është grek”, tha Bregu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




