Bregu: Reagimi i ministrit Manja, nervoz. Amnistia ka 8 muaj që diskutohet

Gazetari Zylyftar Bregu, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, në temën lidhur me dështimin në Kuvend për të votuar ‘Amnistisë Penale’, u shpreh se reagimi i ministrit, Ulsi Manja ishte nervoz dhe se, sipas tij, “Amnistia ka 8 muaj që diskutohet”
“Amnistia si koncept duhet të aplikohet. Është një sinjal që shteti, politika jep ndaj njerëzve të dënuar, ose që janë në proces penal. Kur hymë tek detajet politike shohim se ka pazar. Tekninaliteti që përmban Amnistia, po ta shohësh, nuk është një proces normal. S’kemi të bëjmë me humanizmin. Është vendosur një nen që lejon që të përfitojnë edhe ata që janë dënuar nga gjykata e posaçme. Nuk është shumë e këndshme kjo. Shumica nga njëra anë thotë drejtësia e re, nga ana tjetër u jep mesazhin atyre që janë dënuar nga drejtësia e re që “mos e çani kokën”. Mënyra e reagimit të ministrit ishte pak si shumë nervoze. Ai është përgjegjës për Aministinë që ka nisur 8 muaj më parë që në vitin 2023.”, tha Bregu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




